Prokurori përgjegjës publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka kryer hetimet në fshatin Rahçe ku pasditen e djeshme është vrarë në njeri.
Një person i mosha e të cilit ishte rreth 65 vjet, është vrarë në hyrje të fshatit Rahçe të Shkupit.
Siç ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelevski, ekipet e MPB-së janë drejtuar te vendi i ngjarjes dhe kanë kryer hetime.
Sipas informatave të para nga hetimi, personi tashmë i ndjerë është privuar nga jeta me të shtëna nga armë zjarri.
Pas urdhërit të Prokurorit publik, trupi i personit të ndjerë është dorëzuar për obduksion. Janë dorëzuar urdhëresa për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe fakteve materiale që janë vërejtur në vendngjarje./alsatm/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...