Google ADS

Prokurori Burim Rustemi merret në pyetje për aferën ‘Haraçi’

16:54 | 14 Gusht 2019
Arbresh.info

Prokurori i PSP-së Burim Rustemi është thirrur të jep deklaratë në prokurori për aferën ‘Haraçi’

Nga Prokuroria Publike vërteton se prokurori Rustemi është i thirrur, po për shkak të gjykimit të nesërm për lëndën ‘TNT’ ku ai prokuror, ende nuk dihet se kur do të jep deklaratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në PTHP në fillim të javës për aferën ‘Haraçi’ dhanë dy prokuroret e PSP-së, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorja Stefanova së bashku me Katica Janevën u përmendën në incizimet e publikuara nga gazeta italiane ‘La Verita’ që kishin të bëjnë për aferën ‘Haraçi’ dhe lëndën e PSP-së ‘Perandoria’. Ende nuk dihet se kur do të merret në pyetje Janeva.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme