Pengesë administrative, kjo është përgjigja zyrtare e Prokurorisë publike pse të punësuarit në Prokurorinë e lartë tre muaj janë pa sigurim shëndetësor.
Një ditë pasi Alsat M njoftoi se rreth 35 të punësuar nuk munden të marrin shërbime shëndetësore në spitalet shtetërore si të siguruar në Fondin shëndetësor, nga Prokuroria e lartë thanë se po punojnë në zgjidhjen e problemit.
Si shkak kryesor që të punësuarit kanë ngelur pa sigurim shëndetësor është kthimi përsëri në punë i tre prokurorëve në Prokurorinë e lartë të Shkupit. Këshilli i prokurorëve i kishte pensionuar përkundër asaj që ata kanë kundërshtuar sepse kanë dashur të punojnë deri në moshën 67 vjeçare.
“I saktë është informacioni se për shkak të pengesave administrative sigurimi shëndetësor i të punësuarve në Prokurorinë e lartë në Shkup nuk është aktivizuar për këtë muaj. Shkak për këtë është procedura për kthimin e serishëm i të punësuarve më parë nga kjo prokurori si dhe nevoja për ta të paguhen mjete financiare për sigurimin shëndetësor për vitin 2017”, theksuan nga Prokuroria themelore publike
Mimoza Iliq, Habi Ilazi dhe Jelica Medarska janë tre prokurorët e prokurorisë së lartë në Shkup të cilët i ka pensionuar Këshilli i prokurorëve, por përsëri i ka kthyer në punë pasi ata e kanë paditur institucionin. Prokuroria e lartë e Shkupit tani duhet t’u paguajë në mënyrë retrograde para për sigurimin e tyre shëndetësor në Fond.
Nga Fondi për sigurim shëndetësor konfirmuan se të punësuarit në Prokurorinë e lartë në Shkup nga 1 janari i këtij viti nuk figurojnë në sistemin e tyre të siguruarve edhe pse për ta janë paguar para. Problem është shkaktuar me lajmërimin dhe çlajmërimin e prokurores Mimoza Iliq për të cilën nuk është paguar sigurim shëndetësor. Për shkak të saj, të gjithë të punësuarit tjerë kanë ngelur pa sigurim shëndetësor, pasi sistemi i Fondit është i tillë që, nëse vetëm për një të punësuar nuk paguhet sigurim, të gjithë llogariten si të pasiguruar.
Alsat M dje informoi se kjo u ka shkaktuar probleme serioze disa të punësuarve. Një pjesë e fëmijëve të tyre kanë qenë të siguruar përmes tyre, ndërsa ka pasur edhe raste kur prokurorë nga Prokuroria e lartë e Shkupit i kanë anuluar ndërhyrjet kirurgjikale pasi kanë parë se janë të pasiguruar, ndërsa nuk kanë dashur ose nuk kanë mundur shërbimin shëndetësor ta paguajnë privatisht.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...