Prokurorët kanë kërkuar t’i refuzohet kërkesa ish udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq për lirim me qëllim të trajtimit mjekësor, transmeton portali arbresh.info.
Ish gjenerali përballet me akuzat e krimeve të luftës nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për rolin e tij në luftërat e Ballkanit 1992-1995.
Ai ka përjetuar disa sulme në tru para se të arrestohej në vitin 2011, 16 vite pas arratisë.
Avokatët e Mlladiqit kanë paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm dy javë më parë, duke argumentuar që gjendja e tij është përkeqësuar pas hospitalizimit të shkurtër.
Ndërkohë prokurorët kanë thënë që Mlladiq është duke e marrë kujdesin më të mirë në Hagë dhe se raportimet për përkeqësimin e gjendjes së tij nga mbrojtja janë “të pasinqerta”./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...