Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut obligoi Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Universitetin “Nënë Tereza” që të lidhin një marrëveshje që rregullon mënyrën dhe kushtet për rindërtimin dhe rinovimin, kryerjen e një procedure të blerje publik për kryerjen e mbikëqyrjes dhe kryerjes së punimeve”, u përgjigj ndër të tjera, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në një pyetje të parashtruar në seancën e sotme parlamentare se kur do të merrte leje dhe kur do të fillojë punimet e ndërtimit në objektit-selisë së Universitetit “Nënë Tereza”.
Për ata deputetë që nuk janë në rrjedha, sqaroi Sheqerinska, Universitetit Nënë Tereza ka nevojë për hapësira shtesë.
“Dhe kur herën e parë kur erdhi rektori në Qeveri erdhi dhe foli me mua, ai sugjeroi, sepse ato janë vërtet afër kazermës në Ilinden një pjesë të ndërtesave të përdorura nga Ushtria, ndërsa praktikisht janë ngjitur në ambientet e tjera të Universitetit, nëse mundemi që t’ia japim Universitetit, ndërsa me paratë e tyre të rinovojmë objektet e tjera të vjetra brenda kazermave, duke i bërë të gjithë më të lumtur dhe më të kënaqshëm”, shpjegoi ajo.
Në ndërkohë, theksoi Sheqerinska, Ministria e Mbrojtjes madje investoi vetë për të bërë një projekt të zbatueshëm edhe pa paratë e universitetit, në mënyrë që të mund të shkonte përpara në blerjen e grupeve të përbashkëta.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...