Profesori i Universitetit të Gjenevës, Dusan Sidjansky pret që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në periudhën 2020-2025.
Sa i përket çështjes Kosovë-Kataloni, ai pretendon se nuk mund të bëhet asnjë krahasim.
Ai shpjegoi se problemi i Katalonisë është se ajo ishte e ndarë dhe se referendumi që u mbajt nuk ishte i duhuri, transmeton Indeksonline.
“Rreth 42-44 përqind e qytetarëve erdhën në të, dhe 90 përqind ishin për pavarësi por shumica e tyre kanë mbetur në Spanjë”, ka thënë Sidjansky.
Ai gjithashtu shtoi se reagimi i autoriteteve spanjolle ishte i gabuar, sepse siç thotë ai, ata nuk duhet të ndërhyjnë aq shumë.
Sipas tij, Spanja duhet të shkojë sipas reagimit federal.
“Ne kemi dëgjuar, ky është i njëjti argument si Sllovenia e cila ka thënë njëherë se ne nuk do të paguajmë për Kosovën i njëjti argument është në Kataloni”, ka thënë Sidjansky.
Kur është fjala për Kosovën, thotë se për fat të keq kur serbët ishin pakicë dhe kishte ndërhyrje të Amerikës, Gjermanisë, Francës, ishte një situatë e ndryshme.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...