Me kërkesë të koordinatorit të partisë opozitare OBRM-PDUKM, Borçe Dimitrovski, kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska, sot në seancën e këshillit komunal, më shumë se dy orë ishte duke u përgjigjur pyetjeve të këshilltarëve.
Një nga akuzat kryesore të opozitës është se procesi arsimor në Manastir është në kolaps.
Petrovska, lidhur me këtë akuzë u përgjigj se “arsimi i trashëguar që është në kolaps, tani po kthehet në jetë”.
Para se të fillojë seanca e sotme në Komunën e Manastirit, erdhën edhe përfaqësuesit e trupit koordinues të të punësuarve të arsimit që u shkarkuan. Ata pohojnë se tashmë një muaj po kërkojnë takim me kryetaren, por se kanë hasur në vesh të shurdhër.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit, Valentin Gruevski, të larguarve nga puna, u tha se janë shkarkuar për shkak të skadimit të marrëveshjeve të tyre të punës. OBRM-PDUKM-ja opozitare sot kërkoi edhe dorëheqje nga kryetarja Petrovska.
Deri këtë përplasje mes pushtetit dhe opozitës në nivel lokal në Manastir, erdhi në seancën ku në rend dite ishin llogaritjet përfundimtare të shkollave të mesme dhe ato fillore për vitin e kaluar./tv21
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...