100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018.
Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të zvogëlohet duke pasur parasysh se paga mesatare në vend është shumë më e ulët.
Analiza tregon se personat e zgjedhur dhe të emëruar pas përfundimit të detyrës së zgjedhur maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën e apanazhit, kryesisht për shkak të shumës së lartë që marrin. “Nëse dikush mund të jetojë me një pagë mesatare, pse nuk mund të jetojnë edhe njerëzit, mandati i të cilëve përfundon në nivelin e pagës mesatare”-tha Katica Nikollovska – anëtare e KSHPK
Përveç kësaj, Komisioni Ankorupsion do të paraqesë padi kundërvajtëse kundër 18 deputetëve nga përbërja e mëparshme për shkak të mos dorëzimit të listave anketuese. Lista anketuese nuk kanë dorëzuar; Fadil Zendeli, Amdi Bajram, Arta Toçi, Zoran Gorgjievski, Ferid Muhiq dhe të tjerë.
Shërbimet tona kanë bërë një kontroll dhe kanë konstatuar se 12 deputetë nuk kanë dorëzuar lista anketuese, ndërsa 6 deputetë kanë paraqitur listat me vonesë. Për të gjitha këta lista të vonuara dhe të padorëzuara, gjegjësisht për të gjithë deputetët, do të iniciohen veprime që janë pjesë e procedurës kundërvajtëse”-pohoi Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK.
Komisioni Kundër Korrupsionit gjithashtu kontrolloi se si drejtorët e institucioneve shtetërore dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse përdorin automjetet dhe kartelat e tyre zyrtare. Në pothuajse të gjitha rastet, drejtorët rregullojnë me akte të brendshëm sa kohë do të përdorin automjetin zyrtar, por edhe sa anëtarë do të ketë në borde. Për Komisionin antikorrupsion është jo karakteristike të përdoret automjeti zyrtarë 24/7 edhe në ditë jo pune. Në disa institucione është zbuluar se ka më shumë anëtarë të bordit sesa të punësuar në institucion. Komisioni Kundër Korrupsionit kërkon kufizimin e të drejtave diskrete të drejtorëve dhe raportin do t’ia dorwzojnw zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, Lupço Nikollovskit./alsat
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!