Komunat vazhdojnë të mos kenë zgjidhje afatgjatë për problemin me qentë endacak në Maqedoni.
Këto kafshë të pa vaksinuar dhe të pa sterilizuar vazhdojnë te enden në grupe nëpër lagjet e kryeqytetit.
Shumë prej tyre nuk janë agresiv, por ka edhe nga ata të cilët bëjnë përjashtim.
Vetëm një natë më parë në stacionet policore në Shkup janë raportuar tre raste të kafshimeve nga qentë endacakë në disa zona në kryeqytet.
“Në orën 09.30 në Komisariatin e Policisë Gazi Babë, D.P. ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Sava Mihailov”. Më pas në ora 13:30 në Stacionin Policor Aerodrom, G.M.(49) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak në Bulevardin “Jane Sandanski”. Në ora 21:00 në Stacionin Policor Gazi Babë, AV (58) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Sava Mihajllov” është kafshuar nga një qen endacak”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...