Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albion Xhemaili, sapo ka mbërritur në Qeveri ku do të takohet me disa nga ministrat e qeverisë për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm në fshatin Siniçan.
Xhemaili deklaroi se është ftuar në Qeveri, ndërsa në takim duhet të jenë Ministri i Bujqësisë, Ekologjisë, MPB-së e të tjerë.
Protesta në bjeshkën e Sharrit, për ujin e pijshëm të fshatit Siniçan, vazhdon prej disa ditës ku nuk është ndërprerë as sot për festën e Kurban Bajramit. Për dallim prej ditëve të tjera, kur situata ishte edhe më e tensionuar mes policisë dhe kreut të komunës Albon Xhemaili, situata ditën e djeshme u paraqit me më e qetë. Banorët e fshatit Siniçan shprehen këmbëngulës për të vazhduar protestën e tyre deri në zgjidhjen e kontestit.
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...