Google ADS

Pritet të hiqen kufizimet e shitjes së alkoolit në Maqedoni

14:08 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Ekonomisë do të bëjë ndryshime në Ligjin për tregti me të cilat ndryshime do të hiqet kufizimi i shitjes së alkoolit pas orës 19:00, respektivisht 21:00.

Gjithashtu, shitja e alkoolit do të lejohet të bëhet edhe nëpër kiosqe. Të dhënat për këto ndryshime janë prezantuar në seancë qeveritare, dhe vijnë si rezultat i bisedave dhe vizitës te kompanitë në kuadër të projektit ”Mësojmë nga bashkësia afariste”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet duhet të ndodhin brenda dy muajve dhe janë të përputhura me propozimet e odave ekonomike. Ligji i tanishëm ndalon shitjen e alkoolit pas orës 19:00 gjatë dimrit, dhe 21:00 gjatë verës./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme