Vendet anëtare e Bashkimit Evropian ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar për datën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa Franca ende nuk ka qëndrim përfundimtar.
Vendet anëtare duhet të arrijnë pajtueshmëri për datën e bisedimeve deri 15 tetor kur në Luksemburg do të takohen ministrat e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane, ndërsa data për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet të jetë një nga temat kryesore në rend dite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas burimeve të larta në Bruksel, atmosfera për Maqedoninë e Veriut është më pozitive në krahasim me Shqipërinë, posaçërisht pas votimit të Bundestagut gjerman, i cili i vendosi kushte Tiranës.
Ministri i Punëve të Jashtme nga Holanda, Bllok në Parlament tha se dy vendet duhet të vlerësohen ndaras dhe se përparimi i Maqedonisë është më i madh se i Shqipërisë.
Të mërkurën, vendet anëtare të BE-së takohen në nivel ambasadorësh ku data e bisedimeve do të jetë temë diskutimi.
Pala franceze i ikin përgjigjes se si është pozicioni i tyre ndërsa në vendet tjera anëtare të BE-së po spekulohet se vendimin e Gjermanisë dhe Holandës që të ndahen Tirana dhe Shkupi, lehtësohet vendimi pozitiv për Maqedoninë.
Ndarja e dy vendeve është varianti që për shumë kohë është përmendur në Bruksel dhe në disa vende anëtare. Maqedonia ka qëndrim se dy vendet duhet të nisin bisedimet, por Shkupi nuk duhet të jetë peng i ndonjë vendimi eventual negativ për Tiranën.
Disa vende anëtare të BE-së, kanë rezerva rreth zgjerimit të BE-së derisa vet BE-ja të reformohet, por me vendimet e fundit të Gjermanisë dhe Holandës, ka mundësi që dy vendet të shkojnë ndaras.
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...