Pritet ilaç antivirus nga Japonia! Bëhet përgatitja për trajtimin e të infektuarve me plazmë gjaku nga të shëruarit

09:37 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Infektimi me koronavirus në vend shkon drejtë kulmit, ndërsa numri i të infektuarve çdo ditë po rritet gradualisht.

Prej 854 të diagnostikuarve, numri më i madhe janë nga : në Shkup – 316; Kumanovë – 211; Dibër – 49; Shtip – 27; Prilep – 75; Tetovë – 37; Strugë – 43; Veles – 32; Manastir –9; Ohër –4; Kavadar – 3; Gostivar – 8; Gjevgjeli – 4; Strumicë – 2; Kriva Pallankë – 3; Radovish – 4; Krushevë – 3; Koçan – 22 dhe Probishtip – 2. Janë shëruar 44 pacientë, ndërsa 38 kanë vdekur. Nga numri i përgjithshëm të të infektuarve 117 janë punonjës shëndetësor.

Në trajtimin e një pjese të pacientëve me koronavirus në Klinikën e Sëmundjeve Infektive terapia e kombinimit të dy ilaçeve jep rezultate dhe një pjesë e mirë e tyre janë lëshuar në trajtim shtëpiak, por te pacientët me formë më të rëndë të sëmundjes nuk jep rezultate.

Kjo formë më e rëndë e sëmundjes, siç informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pavarësisht nga të gjitha masat e marra, vështirë se mund të jetë trajtohet edhe për përkundër të gjitha masave intensive të terapisë, trajtimit, terapisë mbështetëse, antibiotikëve dhe çdo terapie tjetër që vjen në shprehje për organet të tjerë dhe sistemeve organike, jo vetëm për mushkëritë, për fat të keq nuk jep rezultate.

Sërish, siç shpjegoi ai, terapia që përbëhet nga kombinimi i dy ilaçeve, i cili jepet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, jep rezultate. Ai shtoi se protokolli i plazmës së gjakut ishte përfunduar nga specialistë të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit dhe aktualisht ishte duke u përgatitur teknikisht.

Filipçe shtoi se zyrtarisht iu drejtuan Ambasadës së Japonisë për dhurimin e një forme të ilaçit antivirus, pra terapinë shtesë si ndihmë për të gjitha vendet.

“Sa i përket terapisë shtesë, jemi duke ndjekur trendët botërore dhe presim që ato të arrijnë edhe pas përfundimit të dokumenteve, pjesën e terapisë që vjen përmes studimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sot ne iu drejtuam zyrtarisht Ambasadës së Japonisë, sepse Japonia njoftoi se do të dhurojë një formë të ilaçit antivirus për të ndihmuar të gjitha vendet”,

Në vend deri tani janë bërë gjithsej 8.552 testime për koronavirus, ndërsa gjatë javës, siç paralajmërohet në funksion do të vendosen edhe laboratorë shtesë – laboratori në ASHAM dhe në Institutin për mjekësi ligjore me çka do të shkurtohet koha e pritjes së rezultateve nga testet për koronavirus.

“Me këtë kapaciteti i numrit të testimeve gjatë ditës rritet për 50 deri në 100 me çka në mënyrë praktike do të eliminohet pritja e gjatë e rezultateve, duke e pasur parasysh numrin e madh të briseve që arrijnë në laboratorin e ISH-së”, ka thënë Filipçe.

Në përgjigjen e gazetarëve sqaroi se qëllimi është që të shkurtohet koha e pritjes dhe rezultatet të merren për një ditë, gjegjësisht 24 orë.

Të gjithë qytetarët në celularët e tyre mund ta marrin aplikacionin “Stop korona” – i dedikuar për zbulimin e kontaktit të afërt me persona potencialisht të infektuar dhe me këtë të ndihmojnë në luftën me virusin dhe parandalim më të shpejtë të zinxhirit të përhapjes.

Që ta arrijë qëllimin e tij aplikacioni është e nevojshme që në mënyrë masivet të përdoret dhe merret nga të gjithë qytetarët.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, theksoi se aplikacioni garanton mbrojtje të plotë të privatësisë, nuk i ndjek kontaktet dhe nuk përdor, lokacion, as emër e mbiemër të atyre që e shfrytëzojnë, ndërsa e dhëna e vetme të cilën e kërkon është numri i telefonit i shfrytëzuesit.

“Bëj thirrje deri te të gjithë qytetarët që sa më shumë ta marrin këtë aplikacion. Me ndihmën e aplikacionit të gjithë japim kontributin personal në luftën kolektive me këtë rrezik tonin të përbashkët. Me aplikacionin iu ndihmojmë edhe punonjësve shëndetësorë të cilët çdo ditë janë në vijën e parë të luftës”, deklaroi Mançevski.

Aplikacioni funksionon në parimin e shifrave anonime, kështu që, jep përgjigje të shpejtë punonjësve shëndetësorë me cilët persona ishte i infektuari në kontakt në 14 ditët e fundit, ndihmon që të informohen personat potencialisht të infektuar që t’iu jepen udhëzime për vetizolim, testim ose mjekim dhe ndihmon për mos ngarkesën e punonjësve shëndetësorë sa i përket anketimit të kontakteve me të sëmurët.

“Shfrytëzuesi nevojitet që vullnetarisht ta vendosë numrin e tij mobil që ta aktivizojë aplikacionin. Kjo e dhënë evidentohet në server të sigurt të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asnjë shfrytëzues tjetër nuk ka qasje deri te numrat e telefonit ose diku ruhet e dhënë për pronarin e numrit”, deklaroi Mançevski.

Për një ditë aplikacionin pa paralajmërim zyrtar, tashmë e kanë aktivizuar 5.000 shfrytëzues.

Gjatë fundjavës që vijon, përfshirë edhe të hënën, prej të premtes 17 prill në orën 16:00, deri të martën më 21 prill në orën 05:00, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve.

Mbetet aktive ndalesa për lëvizje për të gjithë qytetarët në nivel të gjithë territorit, çdo ditë pune, prej të hënës deri të premtes, prej orës 16:00 dreri në orën 05:00 të ditës së ardhshme./MIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme