Google ADS

Priten rezultatet për pacienten e vdekur dje në Strugë

15:44 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Një grua 70 vjeçe nga fshati Podgorc i Strugës mbrëmë ka vdekur në repartin e infektologjisë në Ohër.

Asaj menjëherë i është marrë mostra për Covid 19, por ende nuk ka rezultate nëse ka qenë e infektuar ose jo, edhe pse informatat e para janë se ajo për disa ditë është shëruar vetë.

Rajoni i Strugës, sidomos Llabunishta edhe më tej mbeten rajon i rrezikuara nga Korona virusi, paralajmërojnë nga Qendra e shëndetit publik në Ohër.

Në terren, në disa nga fshtartat e Strugës ka edhe ekipe mobile që bëjnë testimin e popullatës.

“Nga analizat e para, por edhe duke e njohur këtë rajon dhe mentalitetin e njerëzve, analizat tregojnë se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj sëmundje. Pastaj, mentaliteti është i tillë që t’i fshehin simptomat dhe nuk i tregojnë, por kur veç më të bëhet vonë për intervenim, atëherë shëndeti nuk mund të kthehet dhe vjen deri te pasojat fatale- deklaroi Sasho Toçkov, drejtor i Qendër së shëndetit publik në Ohër.

Javën e kaluar në takim në shtabin e krizës në Llabunishtë me përfaqësues të organeve shtetërore është vendosur se për momentin nuk ka nevojë për vendosjen e masave më të rrepta në atë rajon, siç është izolimi i plotë. Toçkov apelon te qytetarët të kenë disiplinë më të madhe sidomos gjatë periudhës së festës së Pashkëve.

“Sidomos gjatë festave të Pashkëve shumë me rëndësi është të dihet se tubimet masive janë shumë të rrezikshme, pavarësisht për çfarë grumbullohen, qoftë për zgarë ose tubime fetare, kjo duhet të shmanget. Nëse jemi të papërgjegjshëm, kjo do na kthehet për një apo dy javë- pohoi Sasho Toçkov, drejtor i Qendër së shëndetit publik në Ohër.

Deri në fund të javës me punë duhet të fillojë edhe pika për marrjen e mostrave në Strugë, pasi paraprakisht ishte mbyllur për shkak të afërsisë me repartin e vakcinimit. Deri tani në rajonin e Strugës janë regjistruar 43 raste potizive me Korona virus, prej tyre 8 persona kanë vdekur, prej të cilëve 7 janë nga Llabunishta./alsat

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme