Më 15 dhe 16 maj 2019 Maqedoninë e Veriut do të qëndrojë për vizitë, Lartmadhëria e tij mbretërore, Konti i Veseksit, princi Eduard njoftojnë nga ambasada e Britanisë.
Konti në agjendën e tij ka të planifikuar një sërë takimesh me udhëheqësinë e vendit, bursistët e programit Çevening, liderë të rinj nga shoqëria civile. Në të do të bisedojnë për lidhshmërinë dhe bashkëpunimin mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut në arsim, mjedis jetësor si dhe arte.
Princi Eduard është fëmija më i vogël i mbretëreshës Elizabet dhe princit Filip, i dhjeti me rend për trashëgimi të fronit mbretëror britanik. Ai është i martuar me Sofi Rajs-Xhons dhe ka dy fëmijë, transmeton Portalb.mk.
Britania e Madhe është një nga kontribuueset më të mëdha të Maqedonisë së Veriut në sfera të ndryshme sociale dhe demokratike.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...