Princ Leka: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë vetëm

01:13 | 3 Mars 2017
Trina Galanxhi

Pas vendimit të presidenti Ivanov për mos dhënjen e mandatit Zoran Zaevit,  si arsye merret pikërisht deklarata e partive politike shqiptare e sidomos avansimi i gjuhës Shqipe. 

Kundër vendimit të Ivanovit shumë figura të rëndësishme të cilët dënuan këtë veprim të Ivanovit, sot ka reaguar edhe princi Leka.

Ai në reagimin e tij ka thënë:

“E ndjekim me kujdes të veçantë situatën në Maqedoni. Jemi të tronditur nga shpërthimet ksenofobike që burojnë nga institucionet e shtetit që jo vetëm nuk i ngjajnë një shteti multietnik, por nuk përkojnë as me kohën në të cilën jetojmë.

Shqiptarët si gjithmonë gjuhës së ksenofobisë i janë përgjigjur me maturi. Kjo cilësi ka bërë që shqiptarët t`i përballojnë vuajtjet shekullore si pasojë e padrejtësive historike. Tani shqiptarët nuk janë vetëm, janë krah më krah me botën e qytetëruar e progresive dhe japin kontributin e tyre pozitiv në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit. Është iluzion të pritet që shqiptarët të heqin dorë nga vlerat identitare e kulturore, varësisht nga shteti që jetojnë.

Është iluzion të mendohet se shqiptarët janë të ndarë sipas kufinjve gjeografikë.

Ne jemi një komb dhe si i tillë kontribuojmë në Evropën multikulturore!” shprehet Princ Leka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme