Nismëtari i reformave në gjyqësi dhe anti-korrupsion në Maqedoni, Reinhard Priebe në tribunën e Bundestagut gjerman tha se vendi duhet të “shpërblehet” nga BE-ja edhe nëse ndodh të mos shkojnë sipas planit ratifikimet e planifikuara të Marrëveshjes së Prespës vitin e ardhshëm.
“Nëse në Greqi për arsye të ndryshme nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës, BE-ja duhet të jetë inkurajuese dhe të hap bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë, pavarësisht kontestit të emrit”, tha Priebe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas nismëtarit, Maqedonia duhet të mbetet e motivuar t’i propozojë reformat.
Në debat është konstatuar atmosfera e ndryshuar në shtet në drejtim pozitiv, ndërsa janë drejtuar edhe përgëzime për përparimin me Marrëveshjen me Greqinë, por kishte edhe kritika për kritikën e ngadalshme të reformave kyçe.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...