“Për këto qëllime, e nevojshme është përfshirja e qeverisë, opozitës, si dhe informimi i publikut në kohë dhe në mënyrë objektive”, theksoi Zaev
Në Klubin e deputetëve në Shkup u mbajtë takimi koordinues i krerëve politik-shtetëror të vendit mbi kornizën inicuese të ndërmjetësuesit Mattew Nimetz, përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për mosmarrëveshjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit, pjesëmarrësit para mediave shprehën përshtypjet e tyre të takimit duke vënë në dukje se takime të këtilla koordinuese dhe informuese mes krerëve politik dhe shtetëror janë mjaft të dobishme.
Ivanov: Pres të jemi të koordinuar për të gjitha aktivietet
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tha se në takim është informuar nga kryeministri i vendit dhe ministri i jashtëm për bisedimet që ata kishin me homologët e tyre nga Greqia, si dhe për idetë e ndërmjetësuesit Nimetz lidhur me mosmarrëveshjen e emrit.
“Pres që qeveria në të ardhmen të na informojë dhe të jemi të koordinuar për të gjitha aktivitetet, por në të njëjtën kohë mbetet përgjegjësi e qeverisë të informojë publikun në kohë për ato gjëra që duhet të dihen. Ky proces, që e udhëheqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara, vazhdon të zhvillohet në kuadër të Kombeve të Bashkuara, aty Maqedonia është pjesëmarrëse aktive”, tha presidenti Ivanov.
Ai shtoi se me pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që të mos i zbulojnë detajet për idetë e ndërmjetësuesit Nimetz, me qëllim që të mund të bisedojnë me të në mënyrë objektive.
Zaev: Me zgjidhjen e mosmarrëveshjes bilaterale të sigurojmë integrimin në BE dhe në NATO
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas takimit bëri të ditur se para përfaqësuesve politik janë prezantuar dhe diskutuar idetë e propozuara nga ndërmjetësuesi Nimetz, si dhe janë shkëmbyer informacione dhe mendime për bisedimet mes tij dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras. Zaev theksoi se ky proces kërkon gjithëpërfshirje, angazhim dhe përgjegjësi politike, në mënyrë që të ndërtohet konsensus kombëtar në vend.
“Me zgjidhjen e mosmarrëveshjes bilaterale që zgjat 25 vjet kemi për qëllim të sigurojmë progresin dhe integrimin në BE dhe në NATO, si dhe mbrojtjen e interesave kombëtare dhe dinjitetit të popullit tonë. Për këto qëllime, e nevojshme është përfshirja e qeverisë, opozitës, si dhe informimi i publikut në kohë dhe në mënyrë objektive. Kjo kërkon vullnet politik nga ana jonë, por zgjidhja është e mundur nëse vullneti i tillë politik ekziston edhe në anën greke”, deklaroi kryeministri Zaev.
Zaev theksoi se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë bisedimet me të gjithë aktorët politik në vend, si dhe me përfaqësuesit politik të Greqisë. Ai poashtu shprehu optimizëm në lidhje me atë se mund të gjendet konsensus kombëtar për çështjen e emrit, por potencoi se ky proces kërkon përgjegjësi dhe nevojë për përfshirjen e të gjithëve.
Ahmeti: Ky është fillimi i fundit i një procesi të rëndësishëm
Për Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe partnerin e koalicionit qeveritar, ky takim koordinues ishte një nga takimet më të frytshëm që deri më tani janë zhvilluar lidhur me ndodhitë në vend.
“E vlerësoj shumë këtë dialog midis palëve, duke kërkuar një zgjidhje të pranueshme për palët. Mendoj se ky është fillimi i fundit i një procesi të rëndësishëm për vendin tonë. Është shumë e rëndësishme që vendi ynë të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së, të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, deklaroi Ahmeti.
Mickovski: Përgjegjësia e përgjithshme mbetet tek Qeveria e Maqedonisë
Lideri i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se takimi ishte me karakter të pritur informativ në të cilin u prezantuan propozimet e ndërmjetësuesit Nimetz, për të cilin tha se është i njohur pak a shumë për publikun.
“Nga ky moment e më tej, procesin e përgjithshëm për zhvillimin e negociatave lidhur me këtë mosmarrëveshje që Maqedonia e ka me Greqinë e udhëheq qeveria. Këtë mosmarrëveshje duhet edhe më tej ta lëvizë. VMRO-DPMNE është një mbështetëse e fortë dhe mbetet alternativë e vetme që Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Dhe, VMRO-DPMNE mbetet mbrojta e interesave kombëtare të Maqedonisë”, deklaroi Mickovski.
Në këtë takim koordinues i pranishëm ishte presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, si dhe përfaqësues të tjerë të udhëheqjes shtetërore dhe politike në Maqedoni.
Ndryshe, nga Qeveria e Maqedonisë është njoftuar se javën e ardhshme vendin do ta vizitojë ndërmjetësuesi Mattew Nimetz, i cili mendohet të takohet me udhëheqësit politik dhe të bisedojë për mosmarrëveshjen rreth emrit.
Kujtojmë se në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur këtë javë në Davos të Zvicrës, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras diskutuan zgjidhjet e mundshme për mosmarrëveshjen e emrit midis këtyre dy vendeve fqinje.
Pas takimit, kryeministri maqedonas deklaroi se është koha e duhur për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen mbi çështjen e emrit, ndërsa kryeministri grek deklaroi se për perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë së pari është e nevojshme të mbyllet çështja e emrit.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale