Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka vendosur të vazhdojë me traditën e saj duke e qenë e afërt dhe duke i përqafuar të gjithë ata, me të cilët takohet.
Një veprim të tillë e ka bërë edhe gjatë takimit me homologun e saj slloven, Borut Pahor.
Presidenti slloven dhe Kolinda ka pasur një takim joformal në Podroznik, bën të ditur HRT. Grabar-Kitarovic e ka vizituar Pahorin pas vizitës që e ka pasur në Shqipëri.
Ndërsa vëmendje ka tërhequr mënyra e përshëndetjes që i ka bërë Kolinda presidentit të Sllovenisë.
50-vjeçarja i ka dhënë një përqafim shumë të afërt kolegut të saj, ndërsa ky moment është fotografuar dhe imazhi sërish ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Kolinda u bë personazhi më i përfolur i Kampionatit Botëror në Rusi, për mënyrën e festimit të golave të Kroacisë, për urimet që ua jepte homologëve të saj në rast se ekipi kundërshtar shënonte, për afërsinë me të gjithë e në veçanti me lojtarët e Kroacisë.
Ajo vendosi të anashkalonte rregullat diplomatike duke iu lëshuar emocioneve që i impononte futbolli.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...