Google ADS

Presidenti turk Erdogan së shpejti në Serbi

11:47 | 1 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një vizitë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi.

Sipas mediave serbe, Erdogan do të shkojë në Serbi në muajt e ardhshëm, dhe ka gjasa që të mbahet një takim trilateral Turqi-Bosnje-Serbi, transmeton portali arbresh.info.

Vuçiq tregoi për vizitën e presidentit turk gjatë bisedimeve me qytetarët në Malin Zvornik të cilët ishin të interesuar në sjelljen e investitorëve turq dhe krijimin e një zone të lirë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme