Google ADS

Presidenti polak paralajmëron masa për Bullgarinë nëse i thotë jo Maqedonisë Veriore

14:45 | 19 Nëntor 2021
V. S.

Bullgaria është ende në procesin zgjedhor dhe qeveria nuk është formuar akoma, por nëse Bullgaria thotë “jo” këtë herë për të filluar negociatat, Polonia do të ndërmarrë disa hapa,” tha presidenti polak Andrzei Duda në një konferencë të përbashkët shtypi me nikoqirin e tij Stevo Pendarovski.

“Shpresoj se qeveria e sapoformuar në Bullgari do të ketë qëndrim më konstruktiv në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë pikë dua të them se Polonia i jep mbështetjen e saj të pa-rezervë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, dhe këtu dua të deklaroj publikisht se nëse Bullgaria vazhdon të reagojë në mënyrë jokonstruktive, d.m.th. të thotë – jo, që Republika e Maqedonisë së Veriut të hyjë në Evropë, unë do të do të angazhohem për përgatitjen e një udhërrëfyesi, do të thotë një dokumenti që do t’i shërbejë RSM-së për ta trajtuar më lehtë këtë çështje të anëtarësimit në BE,” tha Duda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme