Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në takim në Pallatin Presidencial “Vila Vodno” në Shkup kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton kabineti i presidentit Pendarovski, në takim u shkëmbyen mendimet mbi marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, ndërsa u konstatua se ato marrëdhënie janë miqësore me kontakte intensive në nivelin më të lartë.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën në të dy vendet, si dhe për situatën aktuale në rajon.
Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi me mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Ai po ashtu shprehu pritje se Turqia, si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, së shpejti do të ratifikojë protokollin për pranimin e vendin në NATO.
Presidenti Pendarovski theksoi se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin e mëtejshëm të rajonit, si dhe në situatën e përgjithshme të brendshme politiko-shoqërore të Maqedonisë.
Şentop, i cili në takimin me Pendarovskin ishte i shoqëruar nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ai do të adresohet në konferencën me temë “Vizioni i Mijëvjeçarit Global” të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).
Kryeparlamentari turk po ashtu do të marrë pjesë në iftarin e shtruar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shkup, në bashkëpunim me IBU, Lidhjen e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB) dhe Bashkisë Haliliye nga Turqia.
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...