Presidenti Stevo Pendarovski gjatë një konference për shtyp shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi im vjen nga neni 125 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Në fund të këtyre 30 ditëve Qeveria do të më njoftojë për hapat e marrë në këtë periudhë. Gjatë 30 ditëve Qeveria duhet t’i përdor të gjithë mjetet e duhura, përsëris të gjithë mjetet. Pres nga Qeveria dhe nga të gjithë institucionet e përfshira të jenë në krye të detyrës” tha Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më herët edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që do të mundësojë zbatimin e menjëhershëm të masave që do të luftojnë përhapjen e coronavirusit.
“Qeveria e Maqedonisë nuk ka dilemë, për këtë arsye në seancën e sotme do të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Kërcënimi nga përhapja masive, kërkon masa radikale”.
Edhe kreu u opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp kërkoi nga Pendarovski që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe se pas kësaj shpallje, duhet të merren vendime për mbrojtjen e bizneseve dhe kompanive.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...