Google ADS

Presidenti Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Poloni

15:48 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Polonisë.

Në Varshavë, Pendarovski me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, siç është paralajmëruar, do të pritet nga presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, ndërsa do të realizojë edhe takime bilaterale me marshallin e Sejmit, Elzhbijeta Vitek dhe me marshallin e Senatit, Tomazh Grocki.

Është parashikuar presidenti Pendarovski të realizojë takim me sllavistët dhe maqedonasit, të cilët jetojnë dhe punojnë në Poloni.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgjievska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme