Pak pasi kryeministri Edi Rama i ka përcjell emrat për formimin e qeverisë së re, presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion për 16 ministrat e propozuar.
Shkresa drejtuar Prokurorisë mban datën 11 shtator, ditë kur Rama ka dërguar në Presidencë për dekretim emrat e kabinetit të tij qeveritar.
Për emrat e propozuar për kabinetin “Rama 3”, Meta kërkon verifikim nëse ka të dhëna nga organi i akuzës lidhur me procese hetimore apo penale që kanë nisur apo që janë në fazë vlerësimi.
Presidenti kërkon nga Prokuroria që të vihet në dijeni pa cenuar sekretin hetimor për kandidatët për ministrat që mund jenë në hetim brenda datës 18 shtator kur ka edhe afatin e fundit për dekretimin e tyre.
Pas formimit të Parlamentit të ri, Presidenti Meta mandatoi Ramën për formimin e qeverisë së re si kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Nëse emrat e propozuar nga Rama do të dekretohen nga Meta, atëherë do të jetë Parlamenti që do të thotë fjalën e fundit me votë. Ku bashkë me ministrat do të votojë dhe kryeministrin e ri.
Në fillim të vitit 2019, në mandatin e dytë të PS, Presidenti Meta refuzoi propozimin e Gent Cakajt për t’u emëruar ministër i Jashtëm. Sipas Metës, Cakaj nuk plotësonte kushtet për të qenë ministër./euronews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...