Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot pasdite në kabinetin e tij do të mbledh Këshillin e Sigurisë ku do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Takimi pritet të filloj nga ora 12:00.
Në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Kujtojmë se dje, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar për mediat një pjesë përbërëse të propozimit francez, duke thënë se i njejti nuk cenon askund gjuhën maqedonase, ndërsa kritikat e opozitës maqedonase i quajti vetëm spekulime të pabaza.
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...