Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.
“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje”, ka shkruar Pendarovski në facebook.
Ai pret që autoritetet të bëjnë një hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, e cila siç shprehet ai nuk mbahet mend në historinë tonë të re.
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...