Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi se ai do të kundërshtojë kushtet e vendosura nga Bullgaria për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Pas takimit në procesin Brdo-Brioni, Milanoviq vlerësoi se kushtet e vendosura para Maqedonisë për fillimin e negociatave me BE, janë të pamundura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bëhet fjalë për kushte të pamundura që janë vendosur për negociata me BE dhe ato i referohen përmbajtjes në librat shkollorë të historisë në RMV. Ajo që një anëtar i BE-së po bën aktualisht me Maqedoninë e Veriut, është se po hyn në një hapësirë intime. Një kandidat kërkohet gjatë negociatave të anëtarësimit të përcaktojë gjenezën e tij ose të saj në librat shkollorë të historisë siç kërkohet nga vendi fqinj. Është hyrje në një hapësirë intime dhe nuk duhet të ndodhë”, tha Milanoviq, duke shtuar se ai do ta kundërshtonte hapur këto kushte të Bullgarisë.
Sipas tij, zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, do të prekin të gjitha vendet në rajon që janë në negociata të para-pranimit me BE./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...