Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi të martën në mbrëmje i shoqëruar nga avionët MIG-29 në një vizitë me masa të larta sigurie, që përkon me 25-vjetorin e bombardimit nga NATO të ambasadës kineze në Beograd, ku u vranë tre gazetarë kinezë.
Serbia, pas Francës, është ndalesa e dytë në vizitën e parë të Presidentit Xi në Evropë në pesë vjet, ku përfshihet edhe një vizitë në Hungari. Në Serbi, e cila shihet si partneri më i rëndësishëm i Kinës në Ballkan, Presidenti Xi pritet të diskutojë investimet e Kinës në vend dhe marrëveshje të reja të mundshme.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të qeverisë e pritën Presidentin kinez Xi në aeroportin e Beogradit, ku u prit nga një roje ushtarake e nderit dhe grup kërcimtarësh folklorikë. Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë një takim dypalëshë të mërkurën.
Më 7 maj 1999, 20 shtetas kinezë u plagosën në sulmin e NATO-s, i cili shkaktoi zemërim në Kinë dhe një kërkim falje nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton.
Ambasada u godit gjatë një fushate ajrore kundër Jugosllavisë së atëhershme për të detyruar presidentin serb Slobodan Millosheviç që t’i jepte fund shtypjes së shqiptarëve në Kosovë.
“Populli kinez e vlerëson paqen, por kurrë nuk do të lejojë përsëritjen e tragjedive të tilla”, tha Presidenti Xi në një artikull të opinionit në të përditshmen “Politika” të martën.
Rrugët e Beogradit u zbukuruan me flamuj kinezë dhe pankarta ndërsa mijëra oficerë policie u angazhuan për t’u kujdesur për sigurinë e Presidentit Xi dhe delegacionin e tij 400 anëtarësh, vizita e nivelit më të lartë nga një udhëheqës i huaj në vite./VOA
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...