Mosdekretimi i ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paraqet një barrierë shumë të madhe për realizimin saj, vlerësojnë ekspertët juridikë.
Pas miratimit nga ana e Parlamentit, presidenti i Maqedonisë, Ivanov, ka afat prej shatë ditësh që ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Por, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend ta dekretojë marrëveshjen, sepse, siç ka thënë ai, kjo marrëveshje është në dëm të Maqedonisë si shtet.
Ekspertët juridikë sqarojnë se nëse presidenti nuk e dekreton marrëveshjen, ajo kthehet në Parlament për herë të dytë dhe në këtë rast, presidenti është i obliguar ta nënshkruajë. Ata shtojnë se duke e pasur të qartë qëndrimin e tij kundër marrëveshjes, është e pritshme që ai të refuzojë ta dekretojë të njëjtin, siç është rasti me Ligjin e gjuhëve.
Trendafil Ivanovski, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta është e qartë dhe Ivanovi ka të drejtë vetëm një herë të refuzojë që ta nënshkruajë marrëveshjen që ka marrë vizë nga shumica parlamentare.
Në rastin e dytë, presidenti është i “obliguar” ta nënshkruajë, megjithëse shton se në këtë drejtim ka hapësirë ligji dhe Ivanovi mund ta prolongojë dekretimin e marrëveshjes në afat të pacaktuar gjë që dëmton dhe procesin e realizimit të kësaj marrëveshjeje përmes së cilës synohet zhbllokomi i procesit të integrimeve.
“Refuzimi që ta nënshkruajë Ligjin e marrëveshjes Maqedoni-Greqi, do të thotë shkelje e rëndë e Kushtetutës. Presidenti i shtetit me veprimet e tij shkel rëndë parimet themelore të Kushtetutës dhe sundimit të drejtësisë dhe këtë ai e bën sepse e ka të qartë se kjo përbërje nuk mund të iniciojë votëbesimin e presidentit, sepse s’i ka numrat në Parlament”, thotë Ivanovski.
Ai sqaron se për dallim nga ligjet që duhet të nënshkruhen edhe nga presidenti, ratifikimi i marrëveshjes bëhet akt i plotfuqishëm pasi të ketë marrë vizë nga shumica parlamentare, mirëpo për publikimin në Gazetën Zyrtare, megjithatë nevojitet nënshkrimi i presidentit.
Nga ana tjetër, Mersim Maksuti, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës thotë për Radion Evropa e lirë seme rëndësi të veçantë është fakti obligimet e Greqisë nuk janë të lidhura për aktin e shpalljes së ligjit, por aktin e marrjes vizë të kësaj marrëveshjeje në Parlament, përkatësisht pas ratifikimit të Marrëveshjes, hapi i ardhshëm i takon Greqisë.
“Tani është Greqia ajo e cila pritet t’i njoftojë organet e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, se Greqia si shtet, nuk do të bëjë pengesa sa i përket çeljes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, përkatësisht integrimin e Maqedonisë në NATO”.
“Gjërat duhet të rrjedhin sipas marrëveshjes tanimë për të cilën kanë arritur ujdi Maqedonia dhe Greqia. Pra, hapi i radhës duhet të jetë nga pala greke dhe më pas Maqedonia duhet të realizojë obligimit e saj të marra në përputhje me këtë marrëveshje”, thekson Maksuti.
Njohësit e çështjeve politike thonë se sfida e ardhshme gjatë realizmit të kësaj marrëveshjeje do të jetë organizimi i referendumit ngase është e pritshme që opozita maqedonase VMRO- DPMNE, të bëjë obstruksione si në organizimin e referendumit, madje edhe mund ta vë në pikëpyetje suksesin e saj nëse bën thirrje për bojkotim.
Problem më vete është dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese, për të cilat nevojiten dy të tretat e votave që për momentin nuk i ka të siguruara Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...