Presidenti i Sllovenisë: Nevojitet kompromis i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

20:20 | 15 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor shpreson se deri më tetor, kur është Sllovenia nikoqire në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të arrihet kompromis mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe me këtë do të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në BE.

“Theks i veçantë është vendosur në çështjen e kompromisit i cili do të ishte i pranueshëm edhe për Maqedoninë edhe për Bullgarinë”, tha Pahor

Sipas tij, nëse arrihet këtu atëherë është bërë shumë për zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se do të rritet besimi nda Bashkimit Evropian, i cili ka premtuar se nëse përmbushe kushtet me bllokimin grek, do të nisen bisedimet.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme çështje e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak se ka mundësi që lojtarë tjerë të kyçen në hapësirën e Evropës jugperëndimore./Telegrafi Maqedoni/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme