Presidenti i Malit të Zi dhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare, DPS-së, Milo Gjukanoviq, e ka akuzuar përsëri Beogradin për punën e projektit të “Serbisë së Madhe”.
Siç deklaroi ai, Mali i Zi është në qendër të asaj që quhet “Serbia e Madhe”.
“Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrograd për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë me mjete të tjera. Për fat të keq, Mali i Zi, i cili shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e Serbisë së Madhe, është në qendër të shumë planeve dhe projekteve shtetërore”, tha Gjukanoviq mbrëmë në një tribunë në Nikshiq.
Zgjedhjet në Nikshiq do të mbahen të dielën, më 14 mars, në një atmosferë tensioni të madh.
“Ne e dimë shumë mirë”, tha Gjukanoviq, “se cili ishte roli i Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe në përgatitjen dhe realizimin e ofensivës më të fundit të këtij koncepti të vjetëruar historikisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit të kaluar”.
Ai tha se sot në fushatën për zgjedhjet lokale në Nikshiq, ai rol është edhe më agresiv dhe i hapur.
“Të mbështetur nga forcat e brendshme nga ata që duan të tradhtojnë pa asnjë turp e paraqesin si një virtyt modern demokratik, i cili fatkeqësisht ka një gjenezë tjetër në Malin e Zi nga Andrija Radoviq te Andrija Mandiq”, tha Gjukanoviq. /Express/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër