Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq gjatë një vizite zyrtare në Serbi, ka thënë para gazetarëve dhe homologut serb Aleksandar Vuçiq se në 95 për qind të temave pajtohen me Serbinë.
“Mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe duam që ky dialog të përfundojë në dobi të dyja palëve. Nuk jam i lumtur për shkak të tensioneve të krijuara në veri dhe bëj sërish apel për de-eskalim të situatë dhe mbështesë përpjekjet për de-eskalim. Për vallëzim tango nevojiten dy persona”, tha Millatoviq.
Presidenti malazez është pyetur nga gazetarët për qëndrimin rreth Kosovës, duke theksuar se çështja e Kosovës nuk është një prej atyre temave ku ata pajtohen dhe se udhëheqja shtetërore e vendit nga e cila vjen duhet t’i qaset në tjetër mënyrë temave që i ndajnë, transmeton Telegrafi.
“Ka nga ato tema ku nuk kemi të njëjtat pikëpamje, sigurisht që është edhe çështja e Kosovës, mendoj se në periudhën e ardhshme Mali i Zi dhe Serbia duhet t’i qasen më kuptimplotë temave që na distancojnë, duke vënë veten në këpucët e njëri-tjetrit dhe duke folur hapur. Ju e dini se Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Mendoj se ne duhet të jemi njerëz dhe politikisht të arsimuar sa duhet për të kuptuar pozicionin e Serbisë kur bëhet fjalë për pikëpamjen e saj për atë që ajo thotë se është pjesë e territorit të saj”, ka thënë Milatoviq. /Telegrafi
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë