Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë. Ai në Vatikan është takuar me udhëheqësin të kishës katolike Papa Françesku.
Siç është kumtuar nga kabineti i presidentit të Malit të Zi, vizita e tij në Vatikan është vërtetim i marrëdhënieve të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë, të cilat kanë rrënjë të thella historike dhe traditë në respektimin reciprok mbi bazat e Konkordatit për bashkëpunim nga viti 1886.
“Mali i Zi pas rivendosjes së shtetësisë është i njohur si shtet i cili i kushton vëmendje të veçantë ruajtjes dhe
zhvillimit të marrëdhënieve ndërnacionale dhe tolerancës fetare, bashkëpunimit dhe solemnitetit, ka rivendosur
marrëdhënie me Selinë e Shenjtë dhe përmes kontratës bazë e cila rregullon segmentet më të rëndësishme të
marrëdhënieve bilaterale dhe statusin e bashkësisë katolike në Mal të Zi”, thuhet në kumtesë.
Takimit në nivelin më të lartë, i ka paraprirë vizita e paradokohshme e suksesshme e sekretarit shtetëror të selis së shenjë në Mal të Zi, kardinalit Pjetro Parolino. Presidenti Gjukanoviq së pari është takuar me Papën Françesko e pastaj edhe me sekretarin e shtetit Parolino. Pas vizitës në Vatikan, Gjukanoviq do të vizitojë edhe Selinë e Rendit Sovran Maltez, me të cilin Mali i Zi ka vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2006.
Pas Prishtinës, edhe Skenderaj merr vendim për ndalimin e Do...
U.D. Kryeprokurori i Shtetit pjesëmarrës në konferencën evro...
Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin ...
Rumania – Kosova/ Publikohen rregullat strikte të auto...
Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri të Norvegjisë për Ballkan...
Rexhbeçaj: Unë jam gati dhe nuk frikësohem, jemi qind për qi...