Presheva ende pa tekste në gjuhën shqipe

20:43 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ndonëse, Presheva dominon nga popullsia shqiptare, nxënësit në këtë vend ende kanë mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

E ky problem ka kohë që po e përcjell këtë komunë.

Lulëzim Mehmeti, ndihmës drejtor në shkollën fillore ”Ibrahim Kelmendi”, për tribuna channel tregon se në cilat lëndë ende kanë mungesë të teksteve shkollore.
E për të mbajtur orët mësimore, mësimdhënësit detyrohen që të huazojnë tekste të gjuhës serbe e të njëjtat t’i përkthejnë.Mehmeti tregon se kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që njëherë e përgjithmonë të kenë tekste të bollshme në gjuhën shqipe, e që nxënësit të kenë me çfarë të mësojnë. Madje ai akuzon Republikën Serbe për këto zhvatje.

E kur nxënësit shqiptarë në Serbi, nuk kanë literaturë në gjuhën shqipe, nxënësit serb në Kosovë mësojnë me planin arsimor të Serbisë, dhe furnizohen me tekste shkollore nga Serbia.Ndërkohë, kur çështja e mungesës së teksteve shkollore në gjuhën shqipe, po kalon në problem të kamotshëm, në Preshevë, kjo komunë ka filluar viteve të fundit edhe të boshatiset./tribuna channel

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme