Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se prej ditës së sotme procesi i vaksinimit do të zhvillohet edhe në sallën “Boris Trajkovski” (Arena A1), respektivisht në të ashtuquajturën salla e vogël.
Qytetarët do të mund të imunizohen kundër Covid-19 pa caktuar termin.
“Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon edhe nëpër poliklinikat tjera të Shkupit, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në vend”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit në RMV janë aplikuar 1.193.218 doza të vaksinës, ndërsa 507.443 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor