Të gjitha marketet që shesin bukë, miell TIP-400, qumësht me yndyrë 2 për qind, 3,2 dhe 3,5 për qind, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte të tjera, oriz të bardhë dhe vezë sot do të duhet të rregullojnë aparatin fiskal.
Siç bëjnë të ditur Drejtoria e të Ardhurave Publike, kjo do të thotë se të gjitha objektet e shitjes që shesin produktet e sipërpërmendura me pakicë, duhet të lëshojnë faturë fiskale me normë tatimore prej 0 për qind, pra me shënimin “G” për mallrat dhe shërbimet që janë të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
“Detyrimi ligjor buron nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar, i cili parasheh përjashtimin nga TVSH-ja për produktet ushqimore bazë. Apelojmë që të gjithë të rregullojnë pajisjet fiskale në kohën e duhur”, thonë nga DAP
Ky vendim do të zbatohet nga dita e sotme, 17 mars dhe do të zgjasë deri më 31 maj 2022./Telegrafi/
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...