Prej orës 23:00, kafenetë dhe restorantet nuk do të punojnë.
Kjo është një nga masat më të reja që kanë hyrë në fuqi e që Qeveria i miratoi pas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Kjo nuk do të vlejë për kafenetë dhe restorantet që ofrojnë shërbime online.
“Qeveria i shqyrtoi dhe miratoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të kufizohet orari i punës për të gjitha objektet hotelerike deri në orën 23:00, përveç atyre që punojnë me porosi, si dhe të kufizohet kapaciteti i udhëtarëve në transport publik në 50%”, theksoi Dushko Arsovski.
Ata të cilët nuk respektojnë këtë vendim do t’ju ngritet kallëzim penal ndërsa me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse e që ndodhet në procedurë kuvendare do të mund të mbyllen këto objekte dhe më pas të dënohen me para.
“Për këtë shkak miratohen masat më të rrepte me të cilat menjëherë do të mund t’i mbyllim objektet dhe të shqiptojmë dënim aty për aty”, tha Stojko Paunovski./telegrafi
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...