Nominimi qeveritar i ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska për anëtare të Komisioni të Venendikut është pranuar. Lajmin përmes ‘Facebook’ e bëri të ditur vet ministrja Deskoska.
“Është pranuar nominimi im për anëtare të Komisionit të Venedikut. Kjo është vërtetim se janë përmbushur kriteret për anëtarësim në komision. Ju falënderoj për besimin”, shkroi Dekoska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për nominimin e saj, reagoi edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili akuzoi për konflikt të interesave. Ai i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të reagojë për këtë rast.
Ministrja e Drejtësisë theksoi se nuk ka konflikt të interesave, por edhe ajo i bëri thirrje komisionit të nisë procedurë për këtë rast.
“Edhe unë i bëj thirrje Komisionit Anti-korrupsion të deklarohet rreth rastit. Nuk ka konflikt të interesave për shkak se bëhet fjalë për angazhim jashtë vendit”, tha Deskoska duke shtuar se bëhet fjalë për përfaqësim të Maqedonisë së Veriut në komisionin e Këshillit të Evropës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...