Gjykata Penale e Shkupit e ka pranuar aktakuzën për rastin “I pushtetshmi” dhe së shpejti pritet të caktohet seanca e parë.
Në këtë rast të akuzuar janë deputeti Antonio Milloshoski, baba i tij Millosh Milloshoski, ish-kryetari i Komisionit për Lustrim Tome Axhiev dhe disa anëtarë të këtij komisioni.
Informacioni është konfirmuar nga Gjykata Penale, ndërsa hapi i radhës është që nëpërmjet sistemit AKMIS, të caktohet gjykatësi i cili do ta udhëheq gjykimin.
Lëndën “I pushtetshmi” e hapi ish-PSP, ndërsa aktakuzat janë përgatitur nga Prokuroria Themelore para dy muajve.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski është i akuzuari i tretë, ndërsa dyshohet për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kjo lëndë ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore dhe komunale, si dhe për lustrim të urdhëruar kundër një gjykatësi, i cili ndërkohë ka ndërruar jetë./Telegrafi/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...