Institucionet qeveritare dhe komunale kanë rritur intensitetin për shpalljen e konkurseve për punësime në institucionet qeveritare dhe ata komunale.
Sipas burimeve të “Alsat” nga 1 tetori deri më tani, janë shpallur 52 konkurse për punë pa saktësuar numrin e punësimeve që kërkohen ndërkohë dhjetëra kërkesa tjera vazhdojnë të arrijnë në organet përkatëse. Për dallim nga periudha e mëparshme, numri i konkurseve për punësim, siç marrim vesh është rritur deri në 60 për qind. Nga Komisioni për Anti-korrupsion, anëtari Goran Tërpenovski, thonë se po ndjekin me vëmendje situatën dhe do të reagojnë për të gjitha shkeljet eventuale të ligjit duke marrë parasysh se vendi ndodhet në periudhën e shpalljes së datës së zgjedhjeve.
“Pasi të gjithë e dimë se shumë vit me radhë gjithmonë punësimet në sektorin shtetëror shfrytëzohen për ndikim në rezultatet zgjedhore, ne si Komision do të jemi në krye të detyrës, do ti ndjekim me vëmendje dhe do të alarmojmë nëse shohim çfarë do qoftë keqpërdorimi të punësimeve në administratën shtetërore”, deklaroi Goran Tërpenovski, anti-korrupsion.
Ish-anëtari i Komisionit për luftën kundër korrupsionit, Arif Musa, deklaroi se mënyra e këtillë e punësimeve është gjah pas votave para fushatës parazgjedhore.
“Kjo është një traditë e instaluar në Republikën e Maqedonisë. Kjo është mënyra më antiligjore e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të administratorëve, të cilët diskriminohen pastaj në baza partiake, nacionale, në baza familjare dhe të tillët mbeten gjithmonë në margjina të detyrave dhe obligimeve që i kanë. Për parimet në administratë pastaj, janë ata që janë këtu tek ne në Maqedoni. Posaçërisht për kuadrot shqiptarë që janë në administratën shtetërore, nuk përparojnë me dekada. Mbeten bashkëpunëtor më të ulët në administratën publike”, tha Arif Musa, ish-antikorrupsioner.
Përfaqësuesit e Komisionit për luftë kundër korrupsionit, shpresojnë që deri para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, do të kenë ekip më të zgjeruar dhe kjo do tu ndihmojë që me vëmendje të ndjekin keqpërdorimet eventuale parazgjedhore. Punësimet partiake para zgjedhjeve kanë përcjell të gjitha ciklet zgjedhore në vend edhe përkundër reagimeve të shumta për shkelje ligjore.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...