Google ADS

Potenciali turistik i Maqedonisë u prezantua në Izrael

14:48 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info
Për herë të parë, Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) e prezantoi potencialin turistim të Maqedonisë në Panairin e turizmit në Tel Aviv të Izraelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton APMT-ja, në panair u tregua interes i lartë i turistëve izraelit për të vizituar Maqedoninë. Interes kanë shfaqur edhe gazetarët nga Izraeli.

Edhe bashkësia afariste e Izraelit ka shprehur interesimin për bashkëpunime afariste me Maqedoninë dhe përfshirjen e Maqedonisë në katalogjet e tyre turistike për vitin 2017.

Stenda e Maqedonisë u vizitua edhe nga përfaqësues të Ambasadës maqedonase në Izrael.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme