Thërret ezanin, por namazi me njerëz në xhaminë e Porojit nuk u lejua që nga fundi i muajit mars. Kështu ka vendosur imami i xhamisë Maksut Abazi. Thotë se këtë vendim e ka marrë për të respektuar masat kundër koronavirusit.
“Këtë vendim e kam marrë për të mos lejuar të përhapet korona virusi ndër qytetarët e mijë. Xhamia është shtëpia e Zotit, besimtari kur vjen të falet në xhami duhet të jetë i lirë. Për mua nuk është në rregull t`iu themi besimtarëve laj duart, dezinfekto duart mba distancë sociale mos u ofroni mes njëri tjetrit sepse kjo bie ndesh me parimet fetare sepse Xhamia është vend për afrim dhe bashkim”-theksoi Maksut Abazi. Imam i xhamisë së fshatit Poroj.
Xhamia do jetë e mbyllur edhe nesër, nuk do të falet as namazi i Bajramit. Është për të mirën e besimtarëve thotë imam Abazi.
“Përderisa shkollat nuk do të hapen unë mendoj se edhe xhamitë duhet të solidarizohen me institucionet edukativo arsimore, shëndeti i besimtarëve është mbi të gjitha. Muhamedi (a.s.) thotë, kur në një vend përhapet epidemia, mos hyni në të por edhe mos dilni prej aty. Nga lajmet mësova se shtete myslimane më të mëdhaja se shteti jonë Turqia Arabia Saudite dhe tjera, kanë vendosur orë policore disa ditore vetëm që të pengohet përhapja më e madhe e virusit. Ndoshta do jem i kritikuar dhe do më shajnë për këtë vendim, por mes besimtarëve do ketë edhe të atillë që do të më kuptojnë drejtë”-pohoi Maksut Abazi, Imam i xhamisë së fshatit Poroj.
Ky vendim i imamit të fshatit, është përshëndetur nga banorët e fshatit Poroj.
“Shumë të kënaqur jemi për çdo aktivitet. Me vetë iniciativë hoxha bën edhe këto gjelbërimet, pemët pastrime çdo gjë. Pa hoxhën asgjë s’bëhet këtu”
“Kjo është mirë, me siguri se na pëlqen. Bile shumë krenar ndjehemi për hoxhën”.
Banorët thonë se imami nuk është aktiv vetëm brenda xhamisë, por edhe në fshat. Këto parqe dhe gjelbërim në Poroj janë bërë me iniciativë të imamit Maksut Abazit.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...