Spekulimet në lidhje me stabilitetin e bankave mund të çojnë në një stampedo drejtë bankave dhe të gjunjëzojnë gjithë sektorin bankar, paralajmëron profesori dhe ish-Ministri i Financave, Nikolla Popovski, në paraqitjen sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat .
Ai theksoi që politikanët dhe njerëzit e tjerë me ndikim në sektorin e biznesit duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat publike.
“Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ata kanë privilegjin që deklaratat e tyre të ndajnë me publikun, përmes mediave. Një qytetar i zakonshëm ose një ekspert nuk mund të dalë në mediume, ndërsa këta transmetohen, por fatkeqësisht nuk janë vetëm politikanët. Ekziston një numër i madh i njerëzve të shquar në botën e biznesit që mendojnë se bankat janë organizata humanitare, se ato duhet të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit të tyre, dhe nuk e kuptojnë se edhe banka është biznes”, tha Popovski.
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...