Profesori Nikolla Popovski nuk është optimist për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Popovski nuk pret dritën jeshile nga BE-ja për këtë pranverë.
Në paraqitjen e tij të sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, Popovski vlerëson se qeveria aktuale në Francë nuk ka interesim për zgjerim të BE-së, sepse mes tjerash, pushteti në Paris nuk dëshiron që edhe një shtet nga Blloku të merr të drejtën e vetos gjatë vendimmarrjeve.
Siç thotë Popovski, Franca do ta zhvillojë mekanizmin e anëtarësimit për një periudhë të gjatë dhe do të shpik arsyetime të ndryshme me qëllim prolongimin e fillimit të bisedimeve.
“Mund të kemi një shpresë të vogël, por të mos na befasojë nëse nuk ndodh asgjë. Plus, ne do të jemi në zgjedhje, duke formuar qeveri, ata nuk do të kenë as me kënd të bisedojë seriozisht në atë periudhë”-tha Popovski.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...