E vërteta është përgjigja më e mirë për lajmet e rreme, dhe deri te kjo arrihet përmes përforcimit të standardeve profesionale në sferën e mediave. Kështu u shpreh ministri i Komunikimeve, llogaridhënies dhe Transparencës, Robert Popovski në seancën e Komisionit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Popovski si sukses të vendit e theksoi ngjitjen në listën e “ Reporterëve pa kufij” sa i përket lirisë së mediave.
Në dy vitet e fundit, për herë të parë pas një dekade, kemi më shumë tekste kritike me lëvdime, dhe sugjerime për punën e Qeverisë për liritë dhe të drejtat e mediave. Për çdo çështje me rëndësi për qytetarët, komentohet dhe diskutohet në publik. Kjo qeveri siguroi kushte për zë të lirë, dhe jo për heshtje. Duhet të ketë zë të lirë, dhe jemi krenar që kemi marrë pjesë në krijimin e këtij mjedisi. “- theksoi Robert Popovski – Ministër pa portofol përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë
Nënkryetari i Kuvendit Goran Misoski tha se dezinformatat jo vetëm që e prishin aftësinë e qytetarëve për të marrë vendime të qëndrueshme, por gjithashtu minojnë besimin në institucionet dhe vetë mediat.
Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar të promovojë dhe mbështesë gazetarinë hulumtuese dhe rritjen e profesionalizmit në gazetari, si dhe sigurimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm të financimit të shërbimit publik, si sistem kryesor informimi për ofrimin e informacioneve të sakta, në kohë dhe të besueshme për qytetarët”.- tha Goran Misoski – Nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
Në mbledhjen e Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim mbi Sigurinë, të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, u konstatua se tema e “lajmit të rremë” është e një rëndësie të madhe për rajonin. U theksua se duhet më shumë bashkëpunim në krijimin e mediave të lira dhe profesionale, si dhe në luftën kundër lajmeve të rreme./alsatm/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...