Google ADS

“Polonia mbështet integrimet euroatlantike të Maqedonisë”

15:59 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Maqedonia fitoi përkrahje nga Polonia për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe marrjen e ftesës për në NATO. Ky është përfundimi i takimit mes Kryeministrit Zoran Zaev i shoqëruar nga zv. Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, dhe Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, me Kryeministrin e Polonisë Mateusz Morawiecki në Varshavë.

Kryeministri i Polonisë e falënderoi për vizitën Kryeministrit Zaev që për herë të parë pas vendosjes të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve zhvillohet takim në nivel kryeministrash.

Morawiecki shprehi përkrahje për integrimet euroatlantike të Maqedonisë. Ai përgëzoi marrëveshjen e arritur me Greqinë, dhe, ashtu siç tha ai, hapen mundësitë të fillojnë bisedimet me BE-në. Ai shoti se Polonia vazhdon të përkrahë Maqedoninë në integrimet në NATO, dhe se këto integrime do të sigurojnë këtë pjesë të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij, së pari e uroi për 100 vjetorin e kthimit të pavarësisë të Republikës së Polonisë që shënohet këtë vit.

“Dua ta falënderoj Kryeministrin Morawiecki, Qeverinë e Polonisë dhe qytetarët e Polonisë, për përkrahjen e çmueshme të integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, në momente kyçe kur duhej për qytetarët tonë. E pamë se kemi përkrahje të fuqishme nga Republika e Polonisë të fillojmë me bisedimet për anëtarësim në BE dhe të fitojmë ftesë për anëtarësim në NATO, posaçërisht pas marrëveshjes historike që e arritëm me Greqinë”, deklaroi Zoran Zaev.

Ai shtoi se integrimet euroatlantike janë të rëndësishme edhe për zhvillim ekonomik. Ai nxori në pah edhe bashkëpunimin me Poloninë në fushën e prodhimit të autobusëve elektrik dhe traktorëve, si dhe pajisjet për mbrojte të ARM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme