“Pas dëbimit të diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska, nga kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, thonë se presidenti shpreh keqardhje për vendimin e këtillë të Federatës së Rusisë. Po ashtu thonë se vendi mbetet i interesuar për të bashkëpunuar me Moskën.
Presidenti Stevo Pendarovski shpeh keqardhje për vendimin për përzënien e diplomatit të Maqedonisë nga Moska. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale me Federatën e Rusisë në bazë të barazisë dhe respektimit të përbashkët. Kabineti i presidentit Pendarovski nuk ka pasur kontakt me Ambasadën e Rusisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski.
Nga Qeveria presin që të dy vendet të tejkalojnë situatën e krijuar diplomatike gjatë javëve të fundit.
“Rastin me dëbimin e diplomatit të Maqedonisë së Veriut nga Moska e vlerësojmë si incident politiko diplomatik. Presim që të tejkalohet në frymën e marrëdhënieve të mira e tradicionale mes dy vendeve”, thonë nga Qeveria.
Nga ana tjetër, analistët thonë se çdo shtet ka të drejtë të shpall persona të padëshiruar. Ish-Ambasadori Vasko Naumov thotë se veprimet e këtilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
“Gjithsesi se kjo nuk kontribuon për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, por vlerësoj se në afat të mesëm dhe të gjatë nuk do të shkaktojë dëm të rëndësishëm. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie me Rusinë në sferën e ekonomisë, tregtisë dhe lloje tjera të bashkëpunimit, por kjo nuk duhet ta rrezikojë orientimin tonë strategjik, anëtarësimi në NATO, ambiciet për anëtarësim në BE e kështu me radhë”, deklaroi Vasko Naumovski, ish-ambasador.
Pasi në muajin Maj, Ministria e Jashtme e vendit tonë shpalli person “Non Grata” një diplomat të ambasadës ruse në vendin tonë, Qeveria e Rusisë u kundërpërgjigj dje, ku ka dëbuar një diplomat të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë./Alsat/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030