Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjatë kontrollit në shtëpinë e 38 vjeçarit në Lubin të Shkupit është zbuluar punishte për armë, ndërsa aty janë gjetur pjesë armësh, dy pistoleta dhe municion.
“Më 09.07.2021 zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Opel Zafira’ e drejtuar nga M.Sh (38) nga fshati Lubin. Gjatë kontrollit janë gjetur 300 plumba të kalibrit të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se me urdhër nga gjykata, është kontrolluar edhe shtëpia e M.Sh dhe është zbuluar punishte për armë me lloje të ndryshme të armëve.
Personi është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.
Kosova – Qipro, shitën të gjitha biletat
Dogana kap 1 kilogram ari të padeklaruar në aeroport, vlera ...
Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohen katër persona
“Brate”, Kusari-Lila e quan vëlla Simiqin – merren ves...
Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë
Hapja e negociatave, Begaj: Tani e kemi ne në dorë rrugëtimi...