Siç njoftojnë nga MPB, rreth tre kilogramë marihuanë, 139 fara të kanabisit dhe kakinë janë gjetur në tre kontrolle në Strugë dhe rrethinë.
SPB Ohër njoftoi se në afërsi të vendkalimit kufitar “Qafëthanë”, patrulla policore ka gjetur rreth tre kilogramë marihuanë.
“Marihuanën e kanë bartur dy persona, të cilët pas vërejtjes së patrullës policore, kanë hedhur marihuanën dhe janë arratisur në Shqipëri. Po punohet në zbardhjen e rastit”, njofton zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Ai shton se policët me urdhër nga gjykata kanë kontrolluar shtëpinë e K.P nga Struga për shkak të dyshimeve për drogë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e K.P janë gjetur dhe konfiskuar 139 fara të kanabisit dhe mbetje tjera të marihuanës. Ai është arrestuar dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal”, tha Dimoski.
Po ashtu në ora 21:15 gjatë kontrollit në rrugën Vllado Maleski në Strugë policia në automjet të parkuar ka gjetur drogë. Ndaj shoferit S.J do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?